Më 27 maj 2016, Programi për Arsim Themelor i USAID-it, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) organizoi konferencën një ditore me temën  “Përkrahja e zhvillimit të sistemit arsimor në nivel lokal”.

Kjo konferencë kishte për qëllim të mbledh akterët kryesor të Programit dhe të jap një pasqyrë të qasjeve shumëdimensionale të Programit për Arsim Themelor të USAID-it.

_DSC0064Në këtë konferencë Programi lansoi udhëzuesi për përzgjedhjen e stafit menaxhues në shkolla, që u pasua me prezantime mbi zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe atë me bazë në shkollë. Konferenca vazhdoj me prezantimin praktikat më të mira të mësimdhënies në shtatë sesione të ndryshme paralele, duke përfshirë Shkencën, Matematikën, Leximin dhe A-EGRA, Teknologjnë Arsimore, Hartimin e pyetjeve sipas Taksonomisë së Bloom-it, Organizimin e punës në klasë, dhe Organizimin e Klubeve të nxënësve në shkollë.

Në fund të konferencës, Programi certifikoi 126 kandidatë (54 femra dhe 72 meshkuj) përfshirë drejtorë të shkollave, zëvendës drejtorë dhe mësimdhënës nga njëzet komuna të Kosovës. Këta kandidat me sukses kanë përfunduar kursin për Udhëheqje dhe Menaxhim të Shkollave.

“Kurset e ofruara nga BEP kanë ndikuar pozitivisht në zhvillimin tim profesional, fillimisht si mësimdhënëse dhe më pas si kryefasilitatore. Po ashtu efektet pozitive janë vërejtur edhe në praktikë, në klasë me nxënës, sepse kurset kanë ofruar llojllojshmëri të teknikave të zbatuara në klasë. Ndër të tjera është rritur edhe bashkëpunimi me kolegë brenda dhe jashtë shkollës dhe është mundësuar shkëmbimi i përvojave. Falënderoj BEP-in që më dha mundësinë të jem pjesë e programit për këto vite, gjatë të cilave kam përfituar shumë. Kursi për Menaxhimin e shkollave më ofroi mundësi për të marr njohuri të reja që kanë të bëjnë me shkollën dhe sistemin arsimor. Duke qenë mësimdhënëse dhe pa përvojë në aspektin e menaxhimit konsideroj që kursi më ka ofruar në qasje të re në aspektin profesional”, tha Rajmonda Kurshumlija kandidate e certifikuar në këtë kurs.

55Programi ka ofruar kursin për Menaxhim dhe Udhëheqësi të Shkollave, që përmban shtatë module dhe synon të rrisë kapacitetet dhe shkathtësitë e drejtorëve të shkollave në menaxhim dhe udhëheqësi. Gjatë kursit, drejtorët kanë krijuar një dosje e cila dokumenton detyrat e kursit dhe zbatimin e standardeve kombëtare për menaxhimin e shkollave në punën e tyre të përditshme.

“Duke ditur rëndësinë e zhvillimit profesional të mësimdhënësve, si dhe ndryshimet të cilat duhet të ndodhin në përgjithësi në institucionet arsimore, kisha fatin të jem pjesë e shumicës së trajnimeve të organizuara nga Programi për Arsim Themelor i USAID-it.  Krahas njohurive të fituara, zbatushmëria  në shkollë ishte mundësi e nxitjes së imagjinatës së nxënësve. Së fundi si trajnim të organizuar nga Programi ishte trajnimi për Udhëheqje arsimore, ku duke ju  falënderuar fasilituesve si dhe bashkëpunimit me kolegët pjesëmarrës, arritëm të marrim informata të mjaftueshme që në të ardhmen e afërt të jemi pika ndryshuese dhe motivuese për mësimdhënësit, stafin përcjellës, prindërit si dhe për më të dashurit tanë, nxënësit. Programi  BEP ishte ure lidhëse në mes mësimdhënësve, në nivel shtetëror, ku realizohej mundësia e bartjes së informatave dhe praktikave më të mira”, tha Blerim Dalipi, “Shkolla e Gjelbër” Prishtinë.

Programi për Arsim Themelor i USAID-it i ka mbështetur komunat për të krijuar cilësi më të mirë në arsim në shkollat e tyre nëpërmjet ngritjes së Qendrave për Ngritje Profesionale (QNP) në 24 komuna partnere. Këto qendra shërbejnë për organizimin e të gjitha aktiviteteve për zhvillimin profesional për mësimdhënësit, drejtorët e shkollave dhe organet shkollore.

_DSC0066Programi për Arsim Themelor i USAID-it në Kosovë është dizajnuar me qëllim që të përfitojnë të gjitha shkollat publike fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë (klasat 1-9). Motoja e Programit është: “Zhvillimi i shkathtësive të shekullit 21 te nxënësit bashkë me shkollat dhe komunitetin”.

Përmes këtij Programi, USAID-i, në partneritet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, punon për të përmirësuar kapacitetet e menaxhimit të shkollave në nivel lokal, për të përforcuar vlerësimin e rezultateve të nxënies, si dhe për të përmirësuar zhvillimin profesional të mësimdhënësve gjatë punës përmes kurseve të zhvillimita profesional për mësimdhënës.

Tags:,