Lajme

LAJMËRIM PËR PËRMBYLLJEN E PROJEKTIT

Programi për Arsim Themelor (BEP) në Kosovë është projekt i financuar nga USAID-i që realizohet nga Family Health International 360 (FHI360).

 

Me anë të këtij lajmërimi, FHI360 njofton të gjithë kreditorët e saj që Projekti BEP përfundon më 31 korrik 2016. Ftohen kreditorët/ shitësit që të dorëzojnë kërkesat e tyre për shlyerjen e shumave të papaguara nga projekti, bashkë me dokumentet e nevojshme mbështetëse. Afati për pranimin e kërkesave është 10 korrik 2016 në adresën e dhënë më poshtë.

 

PROGRAMI PËR ARSIM THEMELOR I USAID-it

Kompleksi i shkollës “Mileniumi i Tretë”

Rr. “Isa Kastrati” pn

Prishtinë, Kosovë

 

Kërkesat e pranuara pas kësaj date nuk do të merren parasysh

CLOSING-OUT PROJECT ANNOUNCEMENT

Kosovo Basic Education Program (BEP) is a USAID-funded project implemented by the Family Health International 360 (FHI360).

 

FHI360 herewith provides notice to all its creditors that the BEP Project ends on July 31, 2016. Creditors / Vendors are herewith invited to submit their request for payment for any unpaid amounts due under the subject project together with the necessary documentation supporting their requests.  Requests must be received no later than July 10, 2016 to the address specified below

USAID BASIC EDUCATION PROGRAM

“Third Millennium” School Compound

Isa Kastrati street n.n.

Pristina, Kosovo

 

    Requests received after that date will not be honored.

Më 27 maj 2016, Programi për Arsim Themelor i USAID-it, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) organizoi konferencën një ditore me temën  “Përkrahja e zhvillimit të sistemit arsimor në nivel lokal”.

Kjo konferencë kishte për qëllim të mbledh akterët kryesor të Programit dhe të jap një pasqyrë të qasjeve shumëdimensionale të Programit për Arsim Themelor të USAID-it.

// read more >

Sot, Brian Fahey, Ushtrues Detyre i Drejtorit për Zhvillim Ekonomik në USAID Kosovë dhe Arsim Bajrami, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë hapën ceremoninë  “Teknologjia Arsimore në shkolla dhe Sfida e Dizajnit 2016” në Prishtinë të organizuar nga Programi për Arsimin Themelor i USAID-it dhe Fondacioni IPKO. Ceremonia u mbajt në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku nxënësit e shkollave demonstruan përdorimin e teknologjisë arsimore të siguruar nga USAID-i dhe shkathtësitë e shekullit të 21-të që kanë zhvilluar.

// read more >

Sot, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vajzës fondacionin IPKO në bashkëpunim me Programin për Arsim Themelor, Girls Coding Kosova dhe qendrën BoneVet organizuan ngjarjen: “Vajzat dhe Teknologjia”.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe Drejtori i Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope vizituan 35 vajza nxënëse, nga klasat 7-9, në punëtori praktike në shkenca, LEGO robot, animacion, kodim, qarqe elektrike, energji solare dhe programim.

// read more >

Trajnimi i mësimdhënësve ngrit kualitetin e arsimimit fillor

“Ata ishin si fëmijë, të entuziazmuar, duke i rrëfyer njëri-tjetrin për atë cfarë ndodhi”. 

Gusht 2015 – Qindra mësimdhënësë të shkollave fillore në Kosovë janë duke mësuar si t’i udhëzojnë nxënësit e tyre në mënyrë më efektive dhe të shohin nëse mësimet e tyre po kuptohen qartë.

Valentina Cermjani është mësimdhënësve me përvojë 19 vjeçare. Deri në vitin e kaluar, ajo ka punuar në një shkollë në fshat, 10 kilometra larg nga qyteti i Gjakovës, qytet ky i shkatërruar gjatë konflikteve të Ballkanit në vitet e 90-ta.

// read more >

September 8, 2015

Shkrim lexim

Nuk ka komente

Sot, në ngjarjen e organizuar nga Programi për Arsim Themelor i USAID-it dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit, morën pjesë më shumë se 200 fëmijë, të cilët patën rastin të krijojnë libra, lexojnë dhe shkruajnë mbi rëndësinë e shkrim-leximit.

Kjo ngjarje, si pjesë e festës botërore, ka për qëllim të ngrisë vetëdijen për rëndësinë e shkrim-leximit, si çelës kryesor për sukses në shkollë, shtyllë themelore për mësim gjatë gjitthë jetës dhe aftësi për t’ju përshtatur kërkesave të ndryshueshme në vendin e punës dhe në shoqëri në përgjithësi.

// read more >

Më 4 Qershor, James Hope, Drejtor i Misionit të USAID-it në Kosovë dhe Arsim Bajrami, Ministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, hapën “Ekspozitën e Teknologjisë Arsimore 2015” në Prishtinë të organizuar nga Programi për Arsim Themelor i USAID-it. Ekspozita u mbajt në Hotel Victory, ku pjesëmarrësit promovuan mjetet moderne për mësimdhënie dhe mësimnxënie të cilat janë në dispozicion për shkolla. Nxënësit e shkollave demonstruan përdorimin e teknologjisë moderne të prezantuar nga USAID-i ndërsa bizneset që ofrojnë pajisje për shkollat ekspozuan prodhimet e tyre.

// read more >

Forumi Global i Shkëmbimit mes Edukatorëve ishte një ngjarje tre ditore e organizuar për të shënuar dhe kremtuar arritjet e edukatorëve të cilët përgatisin nxënësit për jetën e shekullit 21. Forumi Global i Shkëmbimit mes Edukatorëve ka mbledhur së bashku afër 300 edukatorë me inovativ në botë, dhe ju ka dhënë mundësinë atyre të bashkëpunojnë, krijojnë dhe të ndajnë eksperiencat e tyre në atë se si mund të integrojnë teknologjinë dhe mësimdhënien në mënyrë që të arrihen rezultatet e pritura në arsim.

// read more >

Programi për Arsim Themelor i USAID-it ka mbështetë “Klubet e Gjelbra” të shkollave të Kosovës në shënimin e Ditës së Tokës më aktivitete të cilat janë organizuar në gjashtë lokacione të ndryshme. Këto aktivitete kishin për qëllim të rrisin vetëdijesimin mbi rëndësinë e një ambienti të pastër dhe të përfshijnë të gjithë të interesuarit. Në aktivitete janë përfshirë nxënësit, mësimdhënësit, prindërit, dhe në disa raste edhe Komuna për të nxitur shënimin e Ditës së Tokës nga të gjithë. Më poshtë është lista e aktiviteteve, shkollat e përfshira dhe një përshkrim i shkurtër i çdo aktiviteti.

// read more >