Për ne

Student artwork: Kosovo is

Punim nxënësish: Kosova Newborn

Programi për Arsimin Themelor financohet bashkarisht nga USAID dhe nga Qeveria e Kosovës. Programi ka për qëllim përmirësimin e kapacitetit të shkollave të Kosovës për të pajisur nxënësit e tyre me shkathtësitë përkatëse.

Qëllim kryesor është përmirësimi i kapacitetit institucional të Qeverisë së Kosovës në sektorin e arsimit dhe përmirësimi i cilësisë së arsimit fillor.

Statistikat themelore për sektorin e arsimit në Kosovë tregojnë se ekzistojnë sfida të mëdha. Kosova është komb i ri me popullsi të re. Përafërsisht 30 për qind e qytetarëve të saj janë të moshës deri në 14 vjeçare. Vlerësohet se 40 për qind e popullsisë së moshës së punës janë të papunësuar. Shkollat janë të ngarkuara tej mase me nxënës dhe punojnë në disa ndërrime. Kur këto shifra kombinohen me shkallën më të lartë të natalitetit në Evropë dhe me migrimin e shpejtë nga viset rurale në ato urbane, presioni që rezulton në shkollat parauniversitare në viset urbane është i madh. Duhet përmirësuar qeverisjen e sistemit të arsimit dhe vlerësimin e mësimdhënësve. Përveç kësaj, ekziston mungesë e materialeve dhe pajisjeve mësimore. Dallimet në cilësi në mes të komunave shpijnë drejt qasjes së pabarabartë në arsim. Dallimet në shkallën e braktisjes së shkollimit në mes të vajzave dhe djemve dhe studentëve nga pakicat etnike apo atyre me aftësi të kufizuara janë gjithnjë e më të mëdha. Përveç nëse ndërmerren përmirësime serioze në sektorin e arsimit, ekziston rreziku që në mesin e të rinjve të ketë shprehje të madhe të pakënaqësisë. Kosova duhet të modernizojë sistemin e saj të arsimit nëse dëshiron që nxënësit e saj të kenë arsimim që u mundëson atyre punësim.

Plani strategjik për sektorin e arsimit 2011-2016 do të adresojë këto çështje. Në veçanti, së fundmi kanë ndodhur tre zhvillime në sektorin e arsimit të cilat besojmë se paraqesin drejtime kryesore strategjike. Këto janë: decentralizimi për shkolla dhe komuna; korniza e re kurrikulare (KKK); dhe sistemi i ri për licencimin e mësimdhënësve. Programi i USAID-it për Arsimin Themelor (PATh) do të mbështesë këto iniciativa pozitive dhe të avancuara, në partneritet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) dhe me donatorët tjerë.

USAID-i ka identifikuar fushat kryesore për të mbështetur përpjekjet e Qeverisë së Kosovës në reformën e arsimit dhe për t’u përqendruar në elementet kryesore të cilat i nevojiten Kosovës për të ndërtuar një sistem arsimor për Shekullin XXI. Kur PAth-i të ketë përfunduar në vitin 2015, USAID-i do të ketë lënë pas vetes të arritura të rëndësishme për sistemin arsimor dhe të ardhmen e vendit. Gjatë kësaj periudhe, në partneritet me Qeverinë e Kosovës, PATh-i do t’i kontribuojë hyrjes së Kosovës në Bashkimin Evropian, arritjes së superioritetit në arsim përmes reformave të cilat kanë nisur tani dhe do t’i mundësojë të rinjve të fitojnë shkathtësitë e nevojshme për të pasur sukses në ekonominë globale. USAID-i dëshiron të përshtat aktivitetet e PATh-it me objektivat e tij për reformën e arsimit, si dhe me trendet globale në arsim dhe me standardet e BE-së.

Për qëllim të zbatimit të PATh-it, USAID-i ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me organizatën për zhvillim global – FHI 360, e cila do të menaxhojë PATh-in në emër të USAID-it.