Menaxhimi I Shkollave

School directors receive certificates

Programi për Arsimin Themelor i USAID-it po mbështet procesin e decentralizimit përmes fuqizimit të kapacitetit lokal në menaxhimin efektiv dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit. Programi, po ashtu po ndihmon në fuqizimin e rolit të komunitetit lokal në menaxhimin dhe përmirësimin e shkollës.

Themelimi i qendrave për zhvillim profesional dhe krijimi planeve operacionale në nivel komunal për zhvillim profesional

 

 

Programi për Arsimin Themelor i USAID-it ka nënshkruar memorandume mirëkuptimi me shtatëmbëdhjetë komuna të Kosovës për t’i mbështetur ato në zbatimin e roleve dhe përgjegjësive të reja. Në bashkëpunim me këto komuna partnere, Programi ka themeluar Qendrat për Ngritje Profesionale (QNP) në secilën komunë.  Këto qendra do të ofrojnë hapësirë për aktivitetet e zhvillimit profesional për mësimdhënësit dhe stafin administrativ me një kosto mjaft të ulët. Secila komunë ka ofruar nga dy salla për QNP.

Këto salla janë të përshtatshme për mbajtjen e trajnimeve dhe për model kanë klasën e shekullit 21. Programi për Arsimin Themelor ka ofruar orendi dhe pajisje të nevojshme të TIK-ut dhe arsimit. Pos këtyre, Programi ka ofruar edhe lidhje interneti “wireless” për secilën QNP. Drejtoratet komunale të arsimit kanë emëruar nga një koordinator për secilën QNP, detyrë e të cilit është mbështetja e organizimit të aktiviteteve për zhvillim profesional brenda QNP-së.

pdc shq

 

 Për të dhënat kontaktuese të koordinatorëvë të QNP-ve, klikoni ketu.

Përmes komponentës për zhvillimin profesional të mësimdhënësve, programi trajnon koordinatorët e zhvillimit shkollor dhe stafin tjetër të drejtorive komunale të arsimit, si pjesë e zbatimit të planit trevjecar të zhvillimit profesional për secilën komunë partnere. Për më shumë informata për komponentën Zhvillimi Profesional i Mësimdhënësve, klikoni ketu

Zhvillimi i standardeve kombëtare për drejtorët e shkollave dhe trajnimi i tyre për këto standarde

Programi për Arsimin Themelor i USAID-it ka mbështetur Ministrinë e Arsimit, Shkencës, dhe Teknologjisë (MASHT) për të zhvilluar Standardet e Praktikës Profesionale për Drejtorët e Shkollave.  Standardet do të shërbejnë si bazë për: a) punësimin e drejtorëve të shkollave; b) shqyrtimin e performancës së tyre; dhe c) zhvillimin profesional.

Standardet për drejtorët e shkollave në Kosovë prekin katër fusha kryesore të cilat ndikojnë në përmirësimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies. Ato janë: a) Udhëhëqësia, b) Planifikimi dhe organizimi shkollor, c) Marrëdhëniet, dhe d) Kujdesi ndaj objektit dhe financave.

 

Gjashtë standardet të cilat i adresojnë këto fusha janë:

 

Mbështetja e përfshirjes së mësimdhënësve në menaxhimin dhe përmirësimin e shkollës

Përmes komponentës së zhvillimit profesional të mësimdhënësve, programi trajnon mësimdhënësit si fasilitatorë dhe mentorë të kolegëve të tyre. Programi po ashtu krijon ekipet e zhvillimit profesional te secila shkollë. Për më shumë informata për Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve, klikoni këtu .

 

Trajnimi i këshillave drejtues të shkollave, këshillave të prindërve, dhe këshillave të nxënësve

Programi po punon në fuqizimin e rolit të komunitetit lokal në menaxhimin dhe përmirësimin e shkollës. Një ekip punues i Programit, i përbërë nga konsulentë vendorë dhe edukatorë ka zhvilluar një program trajnues për këshillat drejtuese të shkollave. Programi trajnues synon të rrisë efektivitetin e këshillave drejtuese të shkollave siç është paraparë meLigjin e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës.

Objektivat e kursit janë për të rritur kuptueshmërinë për:

  • Rolin e këshillave drejtuese të shkollave siç është definuar me ligj;
  • Përgjegjësitë e tyre për mbikëqyrjen financiare;
  • Rolin e tyre në emërimin e stafit shkollor, përfshirë drejtorin e shkollës;
  • Rolin e tyre në hartimin e rregullave shkollore;
  • Rolin e tyre në aktivitetet jashtë kurrikulës;
  • Mënyrën e komunikimit efektiv dhe angazhimit të prindërve dhe komunitetit; dhe
  • Mënyrën e mbajtjes së mbledhjeve efektive;
  • Reflektimin mbi praktikat aktuale të këshillave drejtuese të shkollave dhe mënyrat për të avancuar punën në këshilla për t’i bërë shkollat e suksesshme.

Më 2011, Programi testoi kursin trajnues përmes dy punëtorive, ku pjesëmarrës ishin anëtarët e këshillave drejtuese të shkollave nga Gjakova dhe Mitrovica. Programi do të fillojë me komunat partnere në vitin 2012.

 

Aktiviteti “Renovimi i Klasave”

 

Për të dhënë një shembull të efektivitetit që potencialisht jep përfshirja e prindërve dhe komunitetit në përmirësimin e punës në shkollë, Programi për Arsimin Themelor organizon një program për renovimin e klasave, ku përfshihen mësimdhënësit, prindërit, dhe komuniteti. BEP përdor konceptin e “rregullimit”, që do të thotë se bëhet transformimi i klasës për një kohë të shkurtër. Koncepti është testuar me sukses në një shkollë në Vushtrri, ku janë renovuar të gjitha klasat me ndihmën e prindërve dhe komunitetit. Në shtator 2011, është nënshkruar një MM me transmetuesin publik, RTK, i cili ka marrë përsipër të realizojë gjashtë programe televizive ku do të shfaqet “rregullimi” i klasave në gjashtë shkolla.

Programi për Arsimin Themelor po ashtu ka hartuar një udhëzues për të ndihmuar shkollat në organizimin e renovimeve. Programi do të ofrojë edhe kurse trajnuese për mësimdhënës dhe borde të shkollave për të menaxhuar me sukses rregullimin e klasave.

Për të shkarkuar udhëzuesin e “Rregullimit të klasës”, klikoni ketu