Zhvillimin Profesional I Mësimdhënësve

Partneri jonë vendor Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) do të ketë përgjegjësinë primare për këtë komponentë, e mbështetur nga ndihma teknike e ofruar nga ekspertët ndërkombëtar, si dhe nga zëvendësdrejtori i projektit/eksperti i trajnimeve. Kjo komponentë do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë dhe efektshmërisë së ligjërimit në shkolla duke sjellë më afër shkollave dhe mësimdhënësve programe cilësore për zhvillimin e mësimdhënësve dhe aktivitete të qëndrueshme përcjellëse. Për të arritur këtë, planifikojmë realizimin e këtyre aktiviteteve:

Aktiviteti 3.1 Zhvillimi i kapacitetit të QDT-ve për të ofruar aktiviteteve cilësore për zhvillim profesional për mësimdhënës

KEC-i do të mbështesë komunat për të aktivizuar dhe zhvilluar kapacitetin e QDT-ve për të ofruar aktiviteteve cilësore për zhvillim profesional për mësimdhënës. KEC-i do të përmirësojë qendrat ekzistuese didaktike dhe do të sigurojë që për secilin kurs trajnimi të kërkuar të organizohet nga QDT- të, pajisjet, librat dhe materialet shtesë të nevojshme dhe të përshtatshme për atë trajnim do të jenë
në dispozicion. Prandaj burimet në QDT do të rriten me përparimin e PATh-it.

Do të krijohet dhe zbatohet një program trajnimi për MAShT-in dhe stafin në nivel komunal (p.sh., pedagogët) përgjegjës për QDT-të. Në komunat më të vogla, pjesëmarrësit mund të përfshijnë edhe mësimdhënësit e caktuar. Pas këtij programi do të bëhet caktimi përkatës i stafit dhe certifikimi i tyre si trajnues.

Aktiviteti 3.2 Mundësimi mësimdhënësve për të zhvilluar shkathtësitë përkatëse të nxënësve të tyre dhe për të zbatuar në mënyrë efektive kurrikulën e re të Kosovës për arsimin themelor duke zbatuar një program gjithëpërfshirës për zhvillimin e mësimdhënësve

KEC-i do të përgatisë një program për zhvillim profesional për t’u ndihmuar mësimdhënësve përmbushjen e kushteve të përcaktuara në kurrikulën e re, e si rrjedhojë e kësaj të zhvillojnë shkathtësitë e nxënësve. Meqë qëllimi jonë kryesor është zhvillimi i shkathtësive relevante të nxënësve, përqendrimi kryesor i kurrikulës do të jetë zhvillimi i shkathtësive ndërmarrëse, kreativite dhe teknologjike.

Programi i trajnimit do të jetë në përputhje me trajnimin e realizuar në komponentet tjera programore, në veçanti me vlerësimin. Trajnuesit do të zgjidhen nga i tërë vendi për të trajnuar nga një mësimdhënës në secilën shkollë, të cilët pastaj do të mbështesin kolegët e tyre në shkolla.

KEC-i do të punojnë në disa nivele:
Niveli individual: Mësimdhënësit do të punojnë në vlerësimin e nevojave të tyre dhe në krijimin e planeve zhvillimore individuale.
Niveli i shkollës: Shkollat do të mbështeten për të planifikuar dhe zbatuar planet e tyre për zhvillimin e stafit.
Niveli komunal: Komunat do të mbështeten për të planifikuar, zbatuar dhe shqyrtuar planin operativ trevjeçar për zhvillimin e mësimdhënësve.
Niveli qendror: MAShT-i do të mbështetet për të kryer funksionin e tij për planifikim dhe sigurim të cilësisë.

Puna e KEC-it do të realizohet në katër faza kryesore:
1. Planifikimi dhe përgatitja;
2. Zbatimi i programit në komunat e përzgjedhura;
3. Zgjerimin e programit në komunat shtesë;
4. Transformimi dhe transferimi i tij për të siguruar qëndrueshmërinë.

Aktiviteti 3.3 Shtimi i numrit të trajnerëve të kualifikuar dhe ofrueseve të trajnimeve

KEC-i do të zbatojë një program të certifikuar trajnimi në didaktikën e arsimimit të të rriturve për një grup të caktuar të mësimdhënësve nga shkollat dhe universitetet të cilët do të veprojnë si trajnerë kryesor. KEC-i do të përcaktojë standardet e cilësisë për trajnerë dhe trajnerët kryesor dhe kriteret për monitorimin e cilësisë së punëtorive të tyre. Për t’u certifikuar, trajnerët kryesor duhet të jenë në gjendje që vetvetiu të përpilojnë materialet e trajnimeve dhe të realizojnë trajnimin. Kusht për certifikim do të jetë kryerja me sukses e një punëtorie apo seance trajnimi.

Duke identifikuar trajnerët e specializuar në secilën shkollë dhe duke i trajnuar dhe pajisur ata me shkathtësi për zhvillim profesional përmes trajnuesve tonë kryesor, brenda shkollave do të zhvillojmë kapacitetin për trajnim dhe mentorim, që është shumë i rëndësishëm për një sistem të qëndrueshëm komunal të trajnimit në shërbim.

Aktiviteti 3.4 Shtimi i mundësive për pjesëmarrjen e mësimdhënësve në programet e mbështetjes nga kolegët, rrjete profesionale, organizata dhe hulumtime për të përmirësuar shkathtësitë dhe performancën e tyre në shkolla

Për të shtuar ndikimin e aktiviteteve për zhvillim profesional, PATh-i do të identifikojë dhe vë në dispozicion një gamë të gjerë të mundësive për mësimdhënës për të zhvilluar më tej njohurinë dhe shkathtësitë e tyre profesionale. Një listë indikative e këtyre mundësive përfshin: mundësitë e ofruara në nivel lokal dhe ato në internet; blog-spotet, garat, vizitat studimore dhe shkëmbimin e përvojave, mbrëmjet arsimore filmike,ftesat për të kontribuar në revista, doracakë dhe faqen e internetit të PATh-it dhe pjesëmarrjen në hulumtimin arsimor të përqendruar në një fushë.