Vlerësimi

Assessment

Basic Education Program (Programi për Arsimin Themelor) i USAID-it është duke punuar me Divizionin e Vlerësimit, Standardeve dhe Monitorimit, MASHT për të ngritur kapacitetin drejt përmirësimit të vlerësimit të studentëve duke ofruar zhvillim profesional të mësimdhënësve në vlerësimin formativ.

“Vlerësimi për të nxënit” apo “Vlersimi Formativ”

Shumë herë mendohet se me vlerësim nënkuptohet vetëm dhënia e notave si dhe testimet e ndryshme, megjithatë vlerësimi mund të ndihmojë nxënësit të përmirësojnë të nxënit e tyre. Kjo qasje është e njohur si “Vlerësim për të Nxënit” (VpN) apo Vlerësim Formativ dhe Programi është duke ofruar zhvillim professional në VpN për mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta të Kosovës.

Teknikat e VpN-së do të:

  • Aktivizojnë mësimdhënësit  për të vlerësuar më mirë të nxënit e nxënësve në çdo orë mësimore;
  • Aktivizojnë mësimdhënësit për të identifikuar nevojat e nxënësve të tyre dhe të planifikojnë më shumë mësime efektive
  • Ndihmojnë nxënësit të angazhohen në mënyrë më aktive në planifikimin e të nxënit e tyre.

Për të parë video të Vlerësimit për të Nxënë, ju lutemi klikoni këtu  ndërsa për të parë orët model të Vlerësimit për të Nxënë në lëndë të ndryshme, klikoni këtu.

Hartimi i standardeve kombëtare të vlerësimit të brendshëm

Të nxënit efektiv varet nga të paturit e një qëllimi për të arritur, kështu Ekipi i Vlerësimit, BEP ka ndihmuar MASHT-in për të hartuar Standardet e Praktikës së Mirë dhe një ekzemplar të Kodit i Etikës për Vlerësimin e brendshëm. Këta udhëzues janë miratuar nga MASHT dhe pritet që të gjitha shkollat e Kosovës  të zbatojnë udhëzuesit.

Përmbushja e këtyre standardeve të vlerësimit kërkon aftësi të reja, kështu Programi ka përgatitur një kurs 20-orësh të zhvillimit profesional për mësimdhënësit në “Vlerësimin për të nxënit” apo “Vlerësimin Formativ”, i cili program është i akredituar nga MASHT. Ky kurs u zhvillua nga një process i pilotimit ku u përfshin njëmbëdhjetë shkolla “Shkollat Prijëse të Vlerësimit”, pjesëmarrja e këtyre shkollave siguroi se kursi është i nevojshëm dhe i zbatueshëm në shkollat tona.

Gjatë viteve të mbetura të Programit (deri në vitin 2015), të gjitha shkollat fillore/të mesme të ulëta dhe mësimdhënësit e këtyre shkollave do të përfshihën në zhvillimin profesional me bazë në shkollë “Vlerësimi Formativ”. Në vitin 2010 u përfshinë 11 shkolla 500 mësimdhënës; në vitin  2012-13 u përfshinë 140 shkolla, 4000 mësimdhënës dhe në vitin 2012-2013 do të përfshihën 145 shkolla, 4000 mësimdhënës. Pjesa tjetër do të ndjekë kurset gjatë tre viteve të ardhshme. Dy fasilituesit e vlerësimit nga çdo shkollë do të përgatiten nga kryefasilituesit e programit , dhe këta fasilitues apo lehtësues të vlerësimit pastaj do të trajnojnë mësimdhënësit në shkollat e tyre.

Lista komplete e udhëzuesve dhe manualeve për vlerësim

Vlerësimi I shkathtësive të shekullit  21

Nxënësit duke vlerësuar grupin

Shkencat natyrore dhe matematika janë fusha të rëndësishme për zhvillimin e  shkathësive të shekullit 21, kështu Programi do të përqëndrohet në to. Ekipi I vlerësimit së bashku me Divizionin e Vlerësimit do të përpilojë kërkesa të testeve të cilat do të vlerësojnë kompetencat dhe pastaj do të pilotojë këto teste në shkolla

Pasi një numër i mjaftueshëm i kërkesave të testeve të zhvillohen dhe pilotohen, Programi do të ndihmojë MASHT-in për t’i bërë ato në dispozicion për mësimdhënësit nëpërmjet një banke të kërkesave online. Kjo jo vetëm që do të japë mësimdhënësve një qasje në teste të provuara poashtu do të inkurajoj për të kontribuar me testet e tyre, të cilat do të ngarkohën në bankë, pasi që ekspertët e MASHT-it i kanë shqyrtuar ato.

Programi gjithashtu do të ofrojë ngritje të kapaciteteit të Divizionit të vlerësimit të MASHT-it.

Zhvillimi i vlerësimit diagnostifikues të Leximit

Programi ka një interes të veçantë në vlerësimin e të lexuarit në gjuhën shqipe. Ekipi i Vlerësimit të BEP-it ka zhvilluar format e testeve si dhe udhëzimet për pyetje, bazuar në një model të të kuptuarit e leximit në gjuhën shqipe sipas modelit të vlerësimit ndërkombëtar PISA . Gjithashtu artikuj të ndryshëm të leximit si dhe pyetjet për të vlerësuar të kuptuarit e leximit do të jenë në dispozicion për mësimdhënësit nëpërmjet webfaqës të MASHT-it në bankën e kërkesave.

Programi gjithashtu do të përshtatë vlerësimin ndërkombëtar të klasave të ulëta (EGRA) në gjuhën shqipe, dhe do të përdorë atë për të diagnostifikuar vështirësitë në shkathtësitë e të lexuarit. Programi gjithashtu do të ri-analizojë të dhënat e MASHT-it për vlerësimin e të lexuarit në klasat e 5-ta duke u bazuar në një mostër leximi, për të përcaktuar standardet e arritshmërisë në nivel të klasës së 5-të në gjuhën shqipe.

Zhvillimi i programit “Vlerësimi Formativ”- Roli i shkollave drejt zhvillimit të programit

Mësimdhënësit duke punuar së bashku në zhvillimin e programit “ Vlerësimi Formativ”

Ekipi i Vlerësimit i BEP-it ka zhvilluar programin e zhvillimit professional për mësimdhënësit në “Vlerësimin Formativ”, në bashkëpunim me njëmbëdhjetë shkolla “Shkollat Prijëse të Vlerësimit”. Këto shkolla kanë përzgjedhur nga dy mësimdhënës(një nga klasat fillore, një nga shkolla e mesme e ulët) për të punuar me ekipin e Vlerësimit BEP gjatë një periudhe gjashtë-mujore.

Së pari, këta mësimdhënës u njohën me teknikat kryesore të vlerësimit për të nxënë, të cilët teknika I përdorën në mësimdhënien e tyre. Ata ndanë rezultatet e punës së tyre në takimet mujore. Pasi praktikuan teknikat themelore të vlerësimit për të nxënit, ata u njohën me kuadrin konceptual të vlerësimit për të nxënit, dhe zbatuan qasjen në shkollat e tyre.

Këta mësimdhënës njëkohsisht fasilitues shkollorë të vlerësimit janë përgatitur pastaj si fasilitues apo lehtësues të nivelit më të lartë ku i kanë ofruar zhvillim profesional fasilitueseve shkollorë të shkollave tjera në Vlerësimin Formativ. Fasilituesit shkollorë të vlerësimit pastaj ofruan kurse të vlerësimit formative për kolegët e tyre në shkollat e tyre.

Disa dosje të fasilituesve apo lehtësuesve shkollorë të vlerësimit: