Renovimi i klasave

Duke e marrë parasysh faktin se kemi një mungesë të madhe fondesh për të investuar në infrastrukturën e shkollave në Kosovë, një aktivitet shumë praktik i cili promovohet nga Basic Education Program i USAID-it, është angazhimi i prindëve në krijimin e një ambienti më të mirë mësimor për fëmijët, duke shpenzuar shumë pak. Ky aktivitet përfshin sigurimin e disa materialeve themelore me të cilat mësimdhënënsit, prindët dhe nxënësit mund të organizojnë një “mejk-over” (renovim) të një klase në shkollë, për të krijuar një klasë të shekullit 21.

Programi për Arsim Themelor i USAID-it ju fton të aplikoni për renovimin e klasave. Gjatë këtij viti Programi do të përkrahë me materiale për renovim dhe këshilla 50 klasë nga shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë. Shkollat duhet të sigurojnë mbështetjen e komunitetit për realizimin e këtij aktiviteti, qoftë me përkrahje financiare, materiale apo punë fizike. Shkollat dhe mësimdhënësit e interesuar të jenë pjesë e këtij aktiviteti mund të aplikojnë deri me 20 shkurt 2013. Për të aplikuar për renovimin e një klase në shkollën tuaj, shkarkoni aplikacionin ketu dhe na e dërgoni të plotësuar në bepinfo@fhi360.org ose në formë të shtypur në zyret tona.

Për të shkarkuar librin (manualin) për renovimin e klasave, klikoni ketu.

Per ti shikuar fotot dhe emisionet e RTK-së nga renovimi i klasave, klikoni linqet e meposhtme.

Sh. F. “Naim Frasheri” -Vushtrri, fotot mund ti shikoni këtu dhe videon këtu.

Sh. F. “17 Shkurti” – Malisheve, fotot mund ti shikoni këtu dhe emisionin e RTK-së këtu.

Sh. F. “Naim Frasheri”, Zaskok – Ferizaj, fotot mund ti shikoni këtu dhe emisionin e RTK-së këtu.

Sh. F. “Lidhja e Prizrenit”- Deçan, fotot mund ti shikoni këtu dhe emisionin e RTK-së këtu

Sh. F. “Gjon Sereqi”, Kllokot, fotot mund ti shikoni këtu dhe emisionin e RTK-së këtu

Sh. F. “Gjergj Fishta”, Prishtinë, fotot mund ti shikoni këtu dhe emisionin e RTK-së këtu